Aktualitet

29-vjeçari shkodran ekstadohet nga Kroacia, ja për çfarë akuzohet

Shkruar nga Liberale
29-vjeçari shkodran ekstadohet nga Kroacia, ja për çfarë

Është ekstraduar nga Kroacia drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar P. P., 29 vjeç, banues në Shkodër.

Ai ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, për kryerjen e veprave penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Vjedhja me dhunë”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në nëntor të vitit 2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ky person u jepte ndihmë shtetasve të huaj për të kaluar në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria në Malin e Zi, duke pasur si destinacion vendet e Evropës Perëndimore.

Shërbimet e Policisë Kufitare Shkodër, në shtator të vitit 2018, kanë konstatuar 6 shtetas pakistanezë, të cilët synonin të kalonin në Malin e Zi, të ndihmuar nga shtetasi P. P., i cili pasi i kishte afruar në kufi me Malin e Zi u kishte marrë nëpërmjet kanosjes 720 euro, 2 telefona celularë, si dhe 6 çanta ku mbanin dokumentet e tyre.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë me Interpol Tirana dhe Policinë kroate u bë e mundur kapja e këtij shtetasi me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH