Sociale

25 VITE MË PARË/ Panajot Pano po kurohet në Greqi, vijnë mesazhe për gjendjen shëndetësore të gjigantit të futbollit

Shkruar nga Liberale
25 VITE MË PARË/ Panajot Pano po kurohet në Greqi, vijnë
Marrë nga gazeta “Koha Jonë” e datës 10 dhjetor 1998, Përgatiti për Liberale.al, Laert Miraku

Vijnë mesazhe për gjendjen shëndetësore të gjigantit të futbollit

Panajot Pano po kurohet në Greqi

Mendohet se gjendja e mjeshtrit të topit është duke u përmirësuar

Panajot Pano ndodhet në Greqi dhe po kurohet në një spital afro 30 km larg Athinës. Mjekët mendojnë se gjendja e mjeshtrit shqiptar të topit është duke u përmirësuar dhe kanë filluar të hiqen dyshimet, për mundësinë e një sëmundjeje të pashërueshme. Lajmi është zyrtar dhe vjen nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të futbollit që kanë kontaktuar drejtpërdrejtë në telefon me të. Madje së afërmi, një delegacion i futbollit shqiptar do të shkojë në Greqi për të parë nga afër gjendjen e mjeshtrit të topit. Deri dje, legjenda e futbollit shqiptar Panajot Pano. pothuajse kishte "humbur". Shumë vetë pyesnin për virtuozin e shkëlqyer, që në vitet 60-70 por e vetmja përgjigje qe merrnin ishte: Ka qenë sëmurë por askush nuk di më shumë. Kaq mjaftonte që të thureshin legjenda, shpesh edhe pa ndonjë bazë reale. U fol madje se mjeshtri kishte një sëmundje të pashërueshme dhe ditët ishin të numëruara. Por saktësisht nuk kishte asnjë lajm. Dje në telefonin e Federatës Shqiptare të Futbollit, me sekretarin Starova ka folur një zë i njohur. Ishte Panajot Pano. Nga Greqia, ai përshëndeste njerëzit e futbollit shqiptar, Ai ishte shtruar në një klinikë në afërsi të Athinës ku edhe ishte kuruar. "Mjekët thonë se nuk ka asgjë të pashërueshme dhe tashmë gjendja ka ardhur duke u përmirësuar",-ka deklaruar ish-futbollisti i njohur i Partizanit dhe ekipit kombëtar shqiptar. Sipas tij dhe të afërmve gjendja ka ardhur gjithmonë duke u përmirësuar dhe tashmë Pano është shumë herë më mirë, se sa muaj më parë. Menjëherë stafi drejtues i Federatës ka vendosur që shumë shpejt një delegacion i këtij institucioni të niset për në Greqi, për të parë në vend gjendjen e mjeshtrit të madh dhe për hollësi të tjera. "Është obligim i madh i të gjithë atyre që merren me futbollin të interesohen për legjenda të tilla, si Panajot Pano",-ka deklaruar sekretari i përgjithshëm Starova. Τ.Κ.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH