Aktualitet

21 janari/ Policia i kërkon Prokurorisë rihapjen e hetimeve

Shkruar nga Liberale
21 janari/ Policia i kërkon Prokurorisë rihapjen e hetimeve

Policia e Tiranës i kërkon Prokurorisë së kryeqytetit rifillimin e hetimeve për dosjen “21 janari”. Shkresa e Policisë ka mbërritur në Prokurori pak minuta pas orës 16:00.

Policia i kërkon Prokurorisë kryerjen e riekspertimeve teknike dhe ripyetjen e dëshmitarëve.

Në ditët në vijim do të merret në shqyrtim nga prokuroria, e cila do të vlerësojë nëse plotësohen kushtet e nevojshme ligjore për rihetim.

Kërkesa për rifillimin e hetimeve për 21 janarin vjen vetëm një ditë para 10 vjetorit të kësaj ngjarje ku humbën jetën 4 persona.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH