Mesatarisht një fëmijë vritet çdo 10 minuta në Gaza, tha të martën një përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke e quajtur situatën ora më e errët e njerëzimit.
“Ne po flasim për pothuajse 16,000 njerëz të vrarë, më shumë se 60% e tyre (janë) gra dhe fëmijë dhe më shumë se 42,000 njerëz të plagosur”, tha Richard Peeperkorn, përfaqësues i OBSH-së në territoret e pushtuara palestineze, në një konferencë shtypi të OKB-së në Gjenevë.
Gaza, tha ai, shkoi nga 3,500 shtretër spitalor në “ndoshta shumë më pak” se 1,500 tani dhe theksoi se brezi nuk mund të përballojë asnjë humbje tjetër të shtretërve spitalorë pasi nevojat shëndetësore po rriten, shkruajnë mediat e huaja.