
Nënë e bir janë shpëtuar mbrëmjen e sotme nga forcat zjarrfikëse pasi apartamenti i tyre në katin e parë në rrugën “Ali Kelmendi” mori flakë mbrëmjen e sotme.
Zyra Shahinasi, e paralizuar dhe i biri Florian Shahinasi janë dërguar në spital pas dëmtimeve të lehta për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë që shtëpia e tyre është shkrumbuar totalisht. Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes. Zjarri alarmoi banorët e pallatit, teksa u evakuuan nga policia dhe zjarrfikësit për të shmangur ndonjë asfiksi të mundshme.