Ditën e sotme, gjykata e Kavajës do të japë masën e sigurisë për shefin e sigurisë së Burgut të Durrësit, Bledar Toçi, i akuzuar për vrasjen me dashje të Dritan Haxhollit.
Gjithashtu gjykata do të japë vendimin edhe për vëllain e tij, Bernard Toçi, i akuzuar për shpërndarje droge.
Në kërkesën e Prokurorisë për vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit, shpjegohet se Marsida Qatja i kërkoi ndihmë mikut të saj, Bledar Toçi, që të ndërhynte për t’i zgjidhur një problem që kishte me ish-të dashurin e saj, Dritan Haxholli.
Toçi i ka premtuar asaj se do ta ndihmonte dhe e kanë lënë të takohen në shtëpinë e 30- vjeçares ku më pas ndodhi ngjarja e rëndë. /Gazeta Liberale