Një krim i rëndë ka ndodhur në Pogradec, rreth orës 17:50 minuta. Burime nga policia kanë bërë të ditur se 63-vjeçari Fatos Manellari ka qëlluar me thikë duke vrarë shtetasin Safer Yskollarin, 65 vjeç.
I plagosuri u transportua në spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gështenjas, ndërsa trupi i pajetë i 65 vjeçarit ndodhet në morg.
Motivet ende nuk janë bërë të qarta. Dyshohet se si shkak ka qenë sherri për një rrugë në kufirin mes tyre, ngaqë autori dhe viktima konfliktoheshin prej kohësh.
Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Liberale.al/