Aktualitet

Vrasja te ‘5 Maji’/ Lihet në burg Marjus Dema, 2 në arrest shtëpie

Shkruar nga Liberale
Vrasja te ‘5 Maji’/ Lihet në burg Marjus Dema, 2 në arrest

Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë për autorin e vrasjes së Mehmet Qemës, duke e lënë atë në burg.

Mësohet se kjo masë u kërkua nga prokuroria për Marjus Demën, i cili akuzohet për ‘vrasjes me dashje’ megjithëse ai ka deklaruar se gjithçka ishte aksidentale dhe ai nuk e dinte që arma ishte e mbushur.

Ndërkohë, për Xhuljano Koçin dhe Frenkli Myftarin u la masa ‘arrest shtëpie’. Ndërsa ‘Detyrim paraqitje’ për Erlind Pekën, Blerim Hotin, Marjus Halilin si dhe Eder Pjetrin.

Nga salla e gjyqit, Dema ka deklaruar se ngjarja ishte aksidentale, ndërsa shprehu pendesë të madhe për krimin. “Vrava vëllain tim!”, mësohet të ketë thënë para togave të zeza 28-vjeçari.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH