Dyshime të reja janë hedhur mbi vrasjen në Greqi të 20-vjeçares britanike Caroline Crouch. Hetimet duket së fundi kanë marrë një tjetër kthesë, të paktën këtë pretendojnë disa raporte në shtypin vendas, sipas të cilave një lloj mister rrethon bashkëshortin e viktimës, Charalambos Anagnostopoulos.
Lëvizjet e dyshimta të autorëve tani po thuhet se mund të kenë qenë pasojë e ndihmës nga një person i njohur i familjes.
Pozitat e tij i rëndojnë dhe fjalët që kanë qarkulluar së fundi se Caroline kishte siguruar jetën e saj për 1 milionë euro, shkruajnë mediat greke. Por këto skenare e kanë bezdisur së tepërmi 32 vjeçarin, siç tha avokati Stavros Balaskas për ANT1.
Policia greke thotë sakaq se kabulli i përdorur për të lidhur pilotin gjatë grabitjes ku humbi jetën e shoqja, është marrë nga magazina e banesës dhe autorët nuk e kanë pasur atë me vete.