Medicus

Video/ Të jetosh me Crohn, sëmundjen që nuk shërohet kurrë!

Shkruar nga Liberale
Video/ Të jetosh me Crohn, sëmundjen që nuk shërohet

Më shumë se 500 mijë njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar vuajnë nga sëmundja e Crohn.

Rebekah Gardner nga North Shields po përdor "Instagramin" për të treguar “bashkëjetesën e saj” me sëmundjen.  28 vjeçarja u diagnostikua me Crohn në 2009, kur dërgua me urgjencë në spital pasi prej disa javësh nuk ishte mirë.

Ajo ka treguar se, është në një betejë të vazhdueshme me sëmundjen e cila prek zorrët.

Rebekah filloi që në vitin 2019 të fliste publikisht në faqen e saj në "Instagram" për të rritur ndërgjegjësimin për sëmundjen e padukshme.

Por çfarë është Crohn?

Sëmundja e Crohn është një lloj i sëmundjes inflamatore të zorrëve (IBD).

Shkakton inflamacion të traktit tretës, i cili mund të çojë në dhimbje barku, diarre të rëndë, lodhje, humbje peshe dhe kequshqyerje.

Inflamacioni i shkaktuar nga sëmundja e Crohn mund të përfshijë zona të ndryshme të traktit tretës te njerëz të ndryshëm.

Sëmundja e Crohn-it nuk shërohet, por ka ilaçe të cilat mund ta mbajnë nën kontroll. /Liberale.al

Shihni videon më poshtë: 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH