Showbiz

Video/ Enrique Iglesias, puthje pasionante dhe kërcime sensuale me këngëtaren në skenë

Shkruar nga Liberale
Video/ Enrique Iglesias, puthje pasionante dhe kërcime sensuale me

Enrique Iglesias, me shumë fanse nëpër botë, shpesh i ka surprizuar ato femra që e kanë ndjekur në koncertet e tij. Kanë qenë të shumta rastet kur ai i ka thirrur në skenë dhe kanë shkëmbyer puthje.

Së fundi këngëtari i është kthyer 'vesit' të tij dhe videoja e puthjes me një këngëtare po qarkullon në rrjet.

Me pasionin e tejmbushur, këngëtari spanjoll kapi kolegen e tij, e puthi dhe më pas të dy vazhduan të kërcenin në mënyrë sensuale.

Videoja është nga koncerti në Toronto të Kanadasë dhe është bërë virale në TikTok ditët e fundit. Në komentet e tyre ndjekësit dallojnë kiminë mes dy këngëtarëve, ndërsa nuk dihet se si ka reaguar bashkëshortja e tij Anna Kournikova.

Iglesias është i martuar me tenisten ruse dhe së bashku kanë tre fëmijë. Çifti filloi lidhjen në fund të vitit 2001. Ata u ndanë në tetor 2013, por më vonë u rikthyen bashkë. Ata kishin binjakët Nicholas dhe Lucy, të lindur më 16 dhjetor 2017. Më 30 janar 2020, ata mirëpritën vajzën e tyre. Çifti banon në një rezidencë private në Miami./Liberale.al

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH