Aktualitet

Vetëm 3 pacientë në Infektiv, Manastirliu: Sezoni do të jetë premtues

Shkruar nga Liberale
Vetëm 3 pacientë në Infektiv, Manastirliu: Sezoni do të

Ky sezon turistik pritet të jetë premtues përtej pandemisë. Këtë lajm dha në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duke u bazuar në të dhënat e Spitalit Infektiv, ku aktualisht ka vetëm 3 pacientë të shtruar, si edhe te rastet e ulëta ditore.

“Covid-19. Të dhënat nga Spitali Infektiv, ku aktualisht ka vetëm 3 pacientë të shtruar, rastet ditore të ulëta, pavarësisht numrit të lartë të testimeve dhe ulja e vazhdueshme e rasteve aktive, janë të dhëna premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë”, shkruan Manastirliu.

Bazuar në këto faktorë Shqipëria ka lehtësuar masat anti-COVID në vend, ndërkohë që procesi i vaksinimit vijon me ritme të shpejtuara në vend.

Deri më tani, në vendin tonë, janë kryer mbi 880 mijë vaksinime, me objektivin për të arritur deri në 1 milion vaksinime brenda qershorit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH