Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte këtë të hënë në Pezë për të zhvilluar fushatën e tij elektorale. Ai përsëriti edhe një herë se kanë vendosur që në këtë fushatë të mbjellin pemë, pasi sipas tij, ato do të mbeten edhe pas përfundimit të zgjedhjeve.
Veliaj nuk la pa përmendur edhe kundërshtarin duke kritikuar premtimet e tij për transport falas. Veliaj tha se, nëse Berisha do të bëjë gjëra falas pse nuk e ka bërë këtë me Shkodrën, bashkia e të cilës drejtohet nga demokratët.
“Në këtë fushatë do dëgjoni lloj-lloj çudirash. Ne në Tiranë jemi mësuar. Unë kam një pyetje për Sali Berishën, kur ai premton gjithë këto gjëra falas, duket sikur nuk ka asnjë pushtet. Po ai e ka bashkinë e Shkodrës. Kështu që Saliu që kërkon të bëjë gjëra falas për Tiranën, pse nuk fillon t’i bëjë që tani në Shkodër. Ta bëj falas në Shkodër e ta shikojë si do shkojë Shkodra si kovë pusi për tre ditë. E ka mundësinë ta bëjë trenin falas, taksinë falas, aviona falas për në Shkodër, autobusa falas. Një gjë bën falas ata Saliu dhe Iliri, e mbani mend kush ishte? Torta ishte falas. U bëmë gazi i botës”, - tha Erjon Veliaj.