Aktualitet

Universiteti i Mjekësisë, Qeveria nxjerr metodologjinë e përcaktimit kostos së studimeve!

Shkruar nga Liberale

Qeveria përcakton metodologjinë e përcaktimit të kostos së studimeve për studentët e Mjekësisë së Përgjithme në institucionet e arsimit të lartë publik. Në bazë të kësaj metodologjie, Institucioni i arsimit të lartë publik, përllogarit, çdo vit, në mënyrë të detajuar, koston e plotë për këtë program studimi.

Kostoja e përllogaritur dhe e miratuar nga organet kolegjiale të IAL-së bëhet publike për studentët përpara fillimit të vitit akademik.

Kjo kosto do të paguhet nga të gjithë studentët të cilët do të refuzojnë të firmosin marrëveshjen  me ministrinë e Arsimit dhe të Shëndetësisë sipas të cilës pas përfundimit të studimeve ata duhet të punojnë deri në 5 vjet punë në spitalet e Shqipërisë që të marrin diplomën.

Shuma totale e shpenzimeve të përllogaritura për një vit buxhetor përpjesëtohet me numrin e studentëve, që ndjekin programin e studimit, për të vlerësuar koston për student.

Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe institucionet publike të arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi.

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E METODOLOGJISË SË KOSTOS SË STUDIMEVE PËR PROGRAMIN E INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË “MJEKËSI E PËRGJITHSHME” NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË DHE ÇDO MBËSHTETJE TJETËR PËR STUDENTËT E KËTIJ PROGRAMI STUDIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.60/2023, “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. 1.            Kostoja e studimeve në programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë (IAL), të cilat ofrojnë këtë program studimi, si dhe çdo mbështetje tjetër për studentët e këtij programi, të llogaritet sipas metodologjisë së përcaktuar në këtë vendim.
  2. 2.            Institucioni i arsimit të lartë publik, në përllogaritjen e kostos së studimit të programit “Mjekësi e përgjithshme”, merr në konsideratë kostot direkte dhe ato indirekte, sipas klasifikimit të mëposhtëm:
  3. 3.            Kostot direkte përfaqësohen nga të gjitha shpenzimet, që parashikohen të kryhen në një vit buxhetor për ofrimin e shërbimit të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor e që lidhen drejtpërsëdrejti me treguesit, si më poshtë vijon:
  4. 1.            Numrin e kuotave të certifikuara nga ministria përgjegjëse për arsimin, në vitin përkatës akademik të studimeve;
  5. 2.            Numrin e studentëve për një grup mësimor, sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi;
  6. •             Numrin e personelit akademik, të personelit ndihmësakademik, të personelit administrativ e të punonjësve të shërbimeve mbështetëse të miratuar me vendim të organeve kolegjiale të IAL-së;
  7. 1.            Shpenzimet (bruto) për personelin: paga, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, që paguan punëdhënësi për personelin akademik, ndihmësakademik, administrativ e atë të shërbimeve mbështetëse, si dhe shpërblime apo ndihma financiare, që përballohen nga fondi i veçantë, sipas kuadrit ligjor në fuqi;
  8. 2.            Shpenzimet për bursa dhe trajtime të tjera për studentët.
  9. 1.            Kostot indirekte përfshijnë shpenzimet kapitale dhe shpenzime të tjera operative, që parashikohen të kryhen nga institucioni i arsimit të lartë, si më poshtë vijon:
  10. 1.            Shpenzime kapitale për ndërtime dhe rehabilitime të godinave, krijimin e infrastrukturës kapitale për realizimin e procesit të mësimdhënies e të mësimnxënies, përfshirë edhe infrastrukturën mësimore-didaktike dhe atë të kërkimit shkencor;
  11. 2.            Shpenzime operative për sigurimin e jetës së studentëve në shoqëritë e sigurimit, sigurimin e infrastrukturës fizike (godinave) dhe të bazës laboratorike e mësimore-didaktike, shpenzime për energjinë elektrike, ujin, ruajtjen, mirëmbajtjen dhe pastrimin e objekteve;
  12. •             Shpenzime për kancelari, karburant për ngrohje dhe mjete transporti, shpenzime për shërbime bankare, shpenzime për qira, pritje-përcjellje, si dhe shpenzime të tjera të institucionit të arsimit të lartë, të papërfshira më lart e që janë në funksion të shërbimit të mësimdhënies e të mësimnxënies dhe të kërkimit shkencor.
  13. 1.            Ndarja e kostove direkte dhe indirekte, por pa u kufizuar në to, parashikohet në raportet e mëposhtme:
  14. 1.            Pjesa e shpenzimeve të personelit parashikohet në masën 75% – 80% të shpenzimeve/kostos totale të studimeve;
  15. 2.            Pjesa e shpenzimeve kapitale parashikohet në masën 10% – 15% të shpenzimeve të personelit;
  16. 3.            Pjesa e shpenzimeve operative parashikohet në masën 15% – 20% të shpenzimeve të personelit.
  17. 1.            Institucioni i arsimit të lartë publik, i cili ofron program studimi të integruar të ciklit të dytë në “Mjekësi e përgjithshme”, bazuar në metodologjinë e parashikuar më sipër, përllogarit, çdo vit, në mënyrë të detajuar, koston e plotë për këtë program studimi.
  18. 2.            Shuma totale e shpenzimeve të përllogaritura për një vit buxhetor përpjesëtohet me numrin e studentëve, që ndjekin programin e studimit, për të vlerësuar koston për student.
  19. 3.            Kostoja e përllogaritur dhe e miratuar nga organet kolegjiale të IAL-së bëhet publike për studentët përpara fillimit të vitit akademik.
  20. 4.            Studenti, që ndjek programin e studimit të integruar të ciklit të dytë në “Mjekësi e përgjithshme” dhe plotëson kushtet sipas ligjit nr.60/2023, “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, ka të drejtën për çdo mbështetje tjetër, që nuk përfshihet në kostot e studimeve.
  21. 5.            Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe institucionet publike të arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH