Këngëtarja Valbona Mema, la papritur ditën e djeshme shtëpinë e “Big Brother Vip”, për shkak të një problemi shëndetësor të motrës së saj.
Pasi doli nga shtëpia, Valbona reagoi në llogarinë e saj në Instagram, ku tha se familja është më e rëndësishme se sa një lojë.
Mirëpo, së fundmi këngëtarja ka bërë një tjetër reagim dhe kësaj here ka diçka për të thënë për banorët me të cilët bashkëjetoi për rreth një muaj.
Krahas një videoje, ku banorët po përshëndesin Valbonën, kjo e fundit ka shkruar: “Faleminderit. Ishte eksperiencë shumë e bukur, mbi të gjitha ta kaloja bashkë me ju. Do më mungoni shumë.”