Aktualitet

U arrestua nga RENEA, kush është Edison Begaj

Shkruar nga Liberale
U arrestua nga RENEA, kush është Edison Begaj

Edison Begaj, një prej personave të arrestuar sot në kuadër të një operacioni të forcave RENEA në Vlorë nuk është një emër i panjohur për policinë. 39-vjeçarit në muajin maj iu bë një atentat me armë zjarri, në prani të fëmijëve të tij të mitur, ku dhe mbeti i plagosur.

Begaj u qëllua në hyrje të banesës së tij, sapo doli nga makina, ndërsa brenda mjetit ndodheshin edhe fëmijët e tij të mitur.

Edison Begaj u qëllua me katër plumba, ndërsa ishte subjekt i OFL, pasi më parë rezulton të jetë dënuar për trafik droge dhe armësh. Në shkurt të 2010 ai është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg për drogë. Po ashtu, edhe në vitin 2015 Begaj u kap me 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë “çokollatë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH