Globi

Turistja pëson djegie të rënda, bie në gropën termike që u hap papritur në rrugë

Shkruar nga Liberale

Një grua australiane është plagosur rëndë pasi ra në një gropë gjeotermale (fumaroel), në një fshat turistik në Zelandën e Re.

Gruaja ra në gropën dy metra të gjerë kur ajo u hap papritur në një shteg këmbësorësh pranë hyrjes së fshatit termal Whakarewarewa në Rotorua.

Mike Gibbons, menaxheri i përgjithshëm i fshatit, tha se burri i gruas u plagos gjithashtu ndërsa përpiqej ta ndihmonte atë të dilte nga gropa.

“Përpjekja e parë për ta tërhequr atë ishte nga burri i saj, prandaj edhe ai mori disa lëndime,” tha Gibbons.

Dy udhërrëfyes aty pranë dhe një vendase vrapuan për të ndihmuar dhe arritën ta shpëtonin.

Gruaja u dërgua në spitalin Rotorua, ku ndodhej në një gjendje të rëndë, por të qëndrueshme mëngjesin e së premtes.

Fumarolet janë gropa gjeotermale që lëshojnë avull dhe gazra vullkanikë, shpesh në temperatura ekstreme deri në 400C.

Fshati termik Whakarewarewa është atraksion turistik. Disa nga pishinat e tij të nxehta gjeotermale përdoren për not dhe larje, por të tjerat arrijnë temperaturat 100C-200C dhe përdoren për gatim.

Vrima ishte rreth një metër e thellë dhe mund të jetë hapur për shkak të shiut të dendur kohët e fundit.

“Toka mund të jetë komprometuar pas reshjeve të mëdha të kohëve të fundit”, tha Gibbons. Ai shtoi se të gjithë ata që jetonin dhe punonin në fshat ishin "të shqetësuar" nga incidenti.

Fshati do të mbyllet përkohësisht derisa të ndërmerret një hetim dhe vlerësim i plotë nga Worksafe, rregullatori i shëndetit dhe sigurisë i Zelandës së Re dhe këshilli lokal./Liberale.al

[gallery columns="1" size="full" jnewsslider="true" ids="1260235,1260239,1260236"]

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH