Presdienti i SHBA, Donald Trump ka komentuar ndarjen e çmimeve në Akademinë Amerikane të Filmit, Oscars gjatë një fjalimi që ka mbajtur në Colorado para përkrahësve të tij.
Trump ka kritikuar përzgjedhjen për çmimin kryesor, që i është ndarë filmit ‘Parasite’ nga Koreja e Jugut, të regjisorit Bong Joon-ho. Ai ka thënë se vendet kanë probleme tregtare, ndërsa Akademinë e Filmit e ka quajtur mediokre.
“Çfarë dreqin po ndodh kështu?! Fitori Oscar-in një film i Koresë së Jugut. Ne kemi mjaft probleme me Korenë e Jugut në tregti. E mbi të gjitha, ata i japin çmimin për filmin më të mirë të vitit. Sa mediokre ishte Academy Awards këtë vit. Është koha për t‘u kthyer tek epoka e artë e Hollivudit. Mund të kthehemi tek filmi” “Gone with the Wind” ju lutem?! Apo ‘Sunset Bulevard’? Janë filma kaq të bukur, ndërkohë që sot fituesi është nga Korea e Jugut. Mendova se ishte filmi më i mirë i huaj, por jo ishte filmi që fitoi Oscar,"- tha Trump, duke shtuar se nuk e ka parë filmin.
Trump nuk kurseu as kritikat ndaj aktorit të njohur amerikan, Brad Pitt, i cili gjatë fjalës së tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, përmendi edhe shkarkimin e presidentit nga Senati.
“Pastaj kemi Brad Pitt. Nuk kam qenë kurrë një adhurues i tij. Ai u çua dhe bëri një fjalim që i ka hije një djali pak të mençur” -u shpreh Trump.
"Ata më thanë se kam vetëm 45 sekonda këtu, që është 45 sekonda më gjatë sesa Senati i dha John Bolton këtë javë", ishin fjaët e Pitt./Gazeta Liberale