Globi

Trump kritika Kinës: Solli në SHBA “dhuratën e keqe" të koronavirusit

Shkruar nga Liberale
Trump kritika Kinës: Solli në SHBA “dhuratën e keqe"

Donald Trump ka kritikuar sot Kinën duke thënë se ka sjellë në SHBA dhe në të gjithë botën “dhuratën e keqe” të koronavirusit.

Në komentet e tij në rrjetet sociale presidenti amerikan shkruante: “Në të gjithë botën KoronaVirus, një dhuratë shumë e keqe nga Kina. Kjo nuk është diçka e mirë”.

Trump foli disa orë pas njoftimit se numri total i viktimave të koronavirusit arriti në 100,000 në SHBA, ndërsa më shumë se 1.7 milionë janë infektuar.

Trump është kritikuar shpesh në mars pasi quante Covid-19 “virusi kinez”, dhe nisi të përdorte emrin zyrtar të sëmundjes vetëm pas rritjes së sulmeve fizike ndaj amerikano-aziatikëve.

Por ditët e fundit ai ka shtuar përsëri retorikën anti-kineze dhe shprehjen ‘China virus’.

Ai thoshte më tej: “Sapo kemi arritur një kufi të trishtë, numri i vdekjeve nga koronavirusi arriti në 100,000. Të gjithë familjarëve e miqve të atyre që kanë ndërruar jetë, unë i ofroj simpati e dashuri për atë që ata njerëz përfaqësonin. Zoti qoftë me ju!”

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH