Ekonomi

‘Transparenca’ e bordit, bie me 5 lekë çmimi i naftës, rënie edhe për benzinën

Shkruar nga Liberale
‘Transparenca’ e bordit, bie me 5 lekë çmimi i

Bordi i Transparencës, i cili që prej fillimit të marsit vendos çmimet e tregtimit të karburanteve dhe gazit ka vendosur sot të ulë sot (2 gusht 2022) sërish çmimin e naftës dhe benzinës, duke bërë pas kritikave të shumta një tjetër përpjekje transparence.

Kështu nga sot nafta do të tregtohet me 221 lekë për litër, nga 226 lekë që ishte në vendimin e fundit, që mbante datën 22 korrik.

Edhe benzina do të tregtohet më lirë, duke zbritur në 207 lekë për litër, nga 211 që ishte deri tani.

Gazi ka mbetur i pandryshuar në 81 lekë për litër.

Në bursa nafta ka zbritur në 100 dollarë për fuçi, pasi ishte rritur në 110 dollarë një javë më parë, teksa janë shtuar shqetësimet për kërkesën globale si rrjedhojë e ngadalësimit të ekonomive nga inflacioni. Një ditë para luftës së Ukrainës në bursa një fuçi naftë tregtohej me 96 dollarë për fuçi.

Në Shqipëri, një ditë para luftës nafta tregtohej me 199 lekë për litër. Aktualisht ajo shitet me 22 lekë më tepër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH