Aktori i famshëm i hollywood-it, Arnold Schwarzenegger ka folur për tradhtinë e tij ndaj bashkëshortes me shërbëtoren, duke e cilësuar një
Tradhtia me shërbëtoren Mildred Baena, çoi në fundin e martesës së Arnold Schwarzenegger me Maria Shriver.
“Nuk është se kemi pasur një grindje”, shpjegoi ai për revistën People në një intervistë.
“Ishte një gabim i imi”, shtoi aktori.
Ata kishin 25 vite të martuar përpara se të ndaheshin në vitin 2011 pas skandalit.
Mildred Baena solli në jetë djalin me Schwarzenegger, Joseph, vetëm 5 ditë pasi Shriver lindi djalin Christopher Schwarzenegger.
Megjithatë ish-guvernatori i Kalifornisë dhe Shriver kanë ruajtur marrëdhënie miqësore.
"Kapitulli im me Maria do të vazhdojë përgjithmonë. Edhe pse është një marrëdhënie ndryshe, nuk ka asnjë arsye që unë të ndjej diçka tjetër përveç dashurisë për të.”- tha ai.