Kronikë

Tmerri në Selenicë/ E përdhunoi në kasolle, 17-vjeçarja: Më tha do të vras me armë

Shkruar nga Liberale

Ngjarja e rëndë që ndodhi në fshatin Brataj të Selenicës ka tronditur opinionin publik.

Nisi si grabitje, por u mbyll edhe me një akuzim seksual ndaj të një të miture.

38-vjeçari Vitrin Çobaj hyri në banesën e një familje me 8 anëtarë për të vjedhur paratë, por nuk hezitoi të kryente abuzime seksuale me një vajzë të mitur, përmes kërcënimit.

Për mediat ka folur fillimisht kryefamiljari që u lidh për katër orë nga 38-vjeçari Vitrin Çobaj, i cili u fut në orët e para të mëngjesit në banesën e tij, duke i kërcënuar familjen me armë.

Në dëshminë e tij, ai tregon se si ndodhi ngjarja e rëndë, ndërsa pranon se tentoi të përdhunojë gruan para syve të tij, por më pas abuzoi me të bijën.

Ai guxoi të përdhunonte 17-vjeçaren që kishte probleme me shikimin dhe e kërcënoi se do e vriste.

Pasi ka ikur motra, më mori prej bluze dhe më çoi në kasolle bagëtish dhe më tha fillo zhvishu. Po u ndjeve më tha do të vras me armë. Më abuzoi. Kërkoj që ai të mos lirohet më nga burgu. Është hera e parë që ndodh, herë të tjera nuk kam parë. Kam probleme me shikimin, grupi i dytë, e verbër. Kam frikë”, tha vajza që ra pre e abuzimit.

Vitrin Çobaj pas arrestimit akuzohet se përdhunoi vajzën e mitur dhe të verbër. Ai vodhi nën kërcënimin e thikës paratë që dyshohet se i kishte dhënë një ditë më parë familjes duke u blerë viçin bashkë me dy persona të tjerë që u hoqën si kasapë.

I tha bashkëshortes ik bëj një kafe, i tha hajde provoje se mos më ke hedhur helm, e provoji bashkëshortja dhe e piu. Më pas erdhi brenda ai me maskë”.

Më tha futu brenda, më ka shtrirë përmbys dhe më ka lidhur me litar. Ia dha litarin bashkëshortes lidhe zotërinë, ai kishte maskë të kuqe. Pasi më lidhi bashkëshortja tek hekuri i krevatit dhe më pas lidhi bashkëshorten dhe më tha nuk do bëni gëk mëk. Më pas shkoi tek dhoma e fëmijëve dhe çupa që është 15 vjeç iku me vrap, vajza e dytë më e vogla, ajo iku dhe shkoi të lajmëronte policinë, shtëpinë unë e kam gjysmë orë larg nga qendra e fshatit. Unë e njoha se një ditë më parë erdhi si kasap që do blinte një viç, më bleu viçin. Ai ka marrë lekët tek çanta që shita viçin, i tha gruas zhvishu, e zhveshi në mes e poshtë dhe nuk kreu asnjë veprim. Atje mori çupën e pa dhe e çoi tek stalla e lopëve e kërcënoi me thikë dhe i tha mos bëj gëk se do të grij, unë kërkoj drejtësi”, tha babai i vajzës me të cilën abuzoi 38-vjeçari.

Vitrin Çobaj me precedent penal për vjedhje mori 36 mijë lekë nga shtëpia e familjes që e mbajti peng për disa orë në fshatin Brataj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH