Mbi 2200 familje, banesat e të cilave u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit dhe u vlerësuan si të pabanueshme u janë pezulluar kontratat me ujësjellës-kanalizimet.
Po ashtu, atyre iu është falur fatura e ujit së bashku me taksat për të gjithë muajin nëntor, sipas TCh.
Numri i familjeve pritet të ndryshojë, për shkak se një pjesë e banorëve mund të rikthehen në banesa pasi të kryhen disa vlerësime nga inxhinierët e ndërtimit dhe për këta Ujësjellësi do të riaktivizojë kontratën.
Qytetarët, banesat e të cilëve nuk janë vlerësuar të pabanueshme, në muajin dhjetor fatura e ujësjellësit u mbërrin bashkë me taksën e banesës./Gazeta Liberale