Showbiz

Teksa shijon ditët e shtatzënisë së dytë, Xhensila Myrtezaj ndan momentet e ëmbla me vajzën e saj

Shkruar nga Liberale

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku zbuluan publikisht disa javë më parë se do të bëhen prindër për herë të dytë.

Çifti i cili e kishte mbajtur sekret lajmin e ëmbël, zgjodhën ta bëjnë publike pikërisht në ditëlindjen e vajzës së tyre Ajka, e cila mbushi 5-vjeç. Në videon e publikuar në rrjet, çifti zbuloi se ishin në pritje të një djali.

E teksa këngëtarja po shijon ditët e ëmbla, ajo tashmë nuk heziton ta tregojë barkun e rrumbullakosur për ndjekësit e saj. Së fundmi Xhensila ka publikuar një video të ëmbël ku shfaqet me vajzën e saj, teksa tregonin se ishin veshur njësoj me njëra-tjetrën si dy motra.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH