Aktualitet

Të shpallur në kërkim për transport të emigrantëve ilegalë, arrestohen 2 persona në Tiranë dhe Shkodër

Shkruar nga Liberale
Të shpallur në kërkim për transport të emigrantëve

Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me komisariatet e Tiranës dhe Shkodrës ka arrestuar dy persona të cilët ishin shpallur në kërkim pasi ishin përfshirë në kalimin e paligjshëm të emigrantëve në jug të vendit.

Mësohet se 39-vjeçari A. B. ka qenë duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm së bashku me bashkëpunëtorin e tij 17-vjeçar në 22 korrik, kur ky i fundit u arrestua.

Nga ana tjetër 7-vjeçari L. L. u arrestua në Shkodër pasi më datë 16.05.2023, në vendin e quajtur “Vasiar”, Memaliaj, ka braktisur automjetin me të cilin transportonte 4 emigrantë.

Njoftimi i policisë:

DVP Gjirokastër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të DVP Gjirokastër, kanë vijuar hetimet e thelluara, si dhe veprimet operacionale, të koordinuara me policitë e qarqeve të tjera, për të identifikuar, kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë autorët e rasteve të goditura më parë në fushën e dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesave, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin. Si rezultat:

-në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, Tiranë, u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Road Guard 70”, A. B., 39 vjeç, banues në Tiranë. Më datë 22.07.2023, 39-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij, një 17-vjeçar i arrestuar ditën e operacionit, transportonin me një automjet të marrë me qira, 8 emigrantë;

-në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, u ndalua shtetasi L. L., 27 vjeç, banues në Shkodër, pasi më datë 16.05.2023, në vendin e quajtur “Vasiar”, Memaliaj, ka braktisur automjetin me të cilin transportonte 4 emigrantë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH