Aktualitet

Sulmi terrorist në Nisë të Francës, reagon Meta

Shkruar nga Liberale
Sulmi terrorist në Nisë të Francës, reagon Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shpreh ngushëllimet pas sulmit terrorist në Nisë të Francës, ku në një kishë u vranë tre persona nga një person me thikë.

Teksa i konsideron akte barbare që synojnë të mbjellin frikë dhe terror, kreu i Shtetit thotë se shpreh solidaritetin me popullin francez.

Reagimi i plotë:

Shumë i tronditur nga sulmi i sotëm terrorist në Nisë.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve.

Dënoj me forcë sulmin dhe solidarizohem me popullin mik francez, Presidentin Macron, si dhe me autoritetet franceze në përballje me këto akte barbare që synojnë të mbjellin frikë e terror.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH