Kryesore

Sulmi i 6 janarit/ Nis hetimi mbi policinë e Kongresit

               Publikuar në : 21:18 - 15/01/21 liberale

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm në Departamentin e Drejtësisë, që vëzhgon mbarëvajtjen e punëve në këtë institucion, tha se do të hetojë mënyrën se si departamenti dhe agjencitë e tij të zbatimit të ligjit u përgatitën dhe u përgjigjën ndaj trazirave të javës së kaluar në Kongresin amerikan.

Hetimi nga zyra e Inspektorit të Përgjithshëm do të shqyrtojë nëse informacioni për mundësinë e dhunës gjatë asaj dite, u nda nga Departamenti i Drejtësisë me agjencitë e tjera, përfshirë policinë e Kapitolit. Inspektori i përgjithshëm tha se “do të hetojë gjithashtu nëse ka ndonjë dobësi në protokollet, politikat apo procedurat e Departamentit të Drejtësisë, që ndikuan negativisht në aftësinë e departamentit apo të strukturave të tij, për t’u përgatitur në mënyrë të efektshme dhe për t’iu përgjigjur ngjarjeve në Kapitol në 6 janar.

Hetimi, është një nga disa të tillë, të nisur nga inspektorët e përgjithshëm, përfshirë ata në departamentet e Sigurisë dhe Mbrojtjes si dhe në Departamentit të Burimeve të Brendshme, i cili mbikëqyr Policinë e Parkut të Uashingtonit. Fillimi i inspektimeve është tregues i një shqetësimi që duket se ekziston mes agjencive ligjzbatuese, se përgatitjet dhe reagimi ndaj sulmit në Kapitol nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump ishin të pamjaftueshme.

Policia e Kapitolit tha se ishte përgatitur vetëm për një protestë të zakonshme ditën që ligjvënësit ishin mbledhur për të çertifikuar fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden, edhe pse vetë presidenti Trump i kishte inkurajuar mbështetësit e tij të “luftonin me forcë”.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back