Disa njerëz janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur pasi një burrë qëlloi qytetarët me shigjeta në një qytet në Norvegji, sipas policisë lokale.
I dyshuari u kap pas sulmit në qytetin Kongsberg, 80 milje (80km) në jug-perëndim të kryeqytetit, Oslo, tha një zëdhënës i policisë.
"Disa njerëz janë plagosur dhe disa kanë vdekur"-thë më tej zëdhënësi i policisë.
Ai nuk pranoi të komentojë numrin e viktimave, por tha se kishte "disa skena krimi".
Mediat lokale raportuan për një operacion të madh të reagimit emergjent në qytet, duke përfshirë policinë e armatosur, dy helikopterë dhe më shumë se 10 ambulanca.