Globi

Studenti që dhunoi brutalisht mësuesen rrezikon 30 vite burg/ Nëna e djalit i lutet gjykatës për mëshirë: Ai ka autizëm

Shkruar nga Liberale

Një 18-vjeçar përballet me deri në 30 vjet burg për rrahjen e rëndë të mësueses së tij pasi ajo i kërkoi të ndalonte së luajturi një video lojë. Nëna e adoleshentit, me lot në sy, i kërkoi gjykatës të tregohet e mëshirshme, pasi djali i saj ka kaluar një jetë të vështirë.

Leanne Depa tha në një emision televiziv: “Më vjen shumë keq për atë që bëri djali im dhe askush nuk duhet ta kalojë këtë. Burgimi për të do të ishte si një “dënim me vdekje”. Ju lutem kini parasysh se djali im ka pasur një jetë të vështirë dhe ka kaluar kaq shumë trauma në jetën e tij. Ai ka autizëm. Ju lutemi tregoni mëshirë. Ai është i frikësuar. Dhe kur fëmija juaj të thërret duke qarë dhe të thotë: "Nuk dua të vdes"  është e tmerrshme".

[caption id="attachment_1402241" align="alignnone" width="1026"] Nëna e adoleshentit[/caption]

Brendan Depa ishte 17 vjeç kur sulmoi mësuesen e tij. Sulmi brutal i kapur në video tregon adoleshentin e madh që godet me grusht gruan fatkeqe dhe e rrëzon atë pa ndjenja në tokë. Joan Naydich u godit më shumë se 12 herë në shpinë dhe kokë, pesë brinjë iu thyen, humbi një pjesë të dëgjimit dhe një vit pas sulmit ajo ka ende shumë probleme.

[caption id="attachment_1402242" align="alignnone" width="2200"] Mësuesja që u dhunua brutalisht në shkollë[/caption]

Në daljen e saj të parë publike që nga rrahja në shkurt, nëna e djalit iu lut Naydich që të kërkonte një dënim më të lehtë. Nga ana tjetër, mësuesja kërkon dënim shembullor për nxënësin e saj dhe siç tha ajo kërkon ta shohë atë të shkojë në burg për të paktën 30 vjet./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH