Nëse në oborrin tuaj keni trëndafila, sidomos nëse janë me aromë ne po jua sjellim mënyrën si të përgatisni një limonadë.
Përgatitja:
Tri të katërta e enës me vëllim prej 5 litrash mbushni me petale trëndafili.
Shtoni limontoz apo lëng limoni sipas dëshirës.
Mbusheni me ujë dhe mbyllni kapakun.
Lëreni në diell për gati më shumë se 10 ditë.
Një pjesë mund ta kulloni dhe ta vendosni në një shishe dhe ta rregulloni me sheqer sipas dëshirës tuaj.
Serviret e ftohtë.
Kujdes trëndafilat duhet të jenë me aromë.