Showbiz

Shumë zhurmë për makinën e Luizit, zbulohet 'pronari' i makinës luksoze me të cilën këngëtari shkoi në Shkodër

Shkruar nga Liberale

Pas daljes nga "Big Brother Vip Albania 2", Luiz Ejlli u nis drejt Shkodrës, qytetit të tij të lindjes. Shumë video qarkullonin në rrjetet sociale, ndërsa këngëtari shihej duke takuar të njohur të ndryshëm.

Në disa video, Luizi u pa me një makinë luksoze tip "Range Rover" ngjyrë të bardhë. Shumë lajme qarkulluan në internet, se kujt i përkiste makina me të cilin lëvizte fituesi i reality show-t, pasi ai kishte deklaruar gjatë qëndrimit në shtëpi se e vetmja pasuri e tij ishte një makinë të thjeshtë tip "Golf 5".

Por, fansavr nuk iu kanë shpëtuar detajet dhe duket se kanë zbuluar pronarin e mjetit. Indicien e kanë marrë pikërisht nga aktorja Olta Gixhari dhe një video që ajo kishte publikuar në rrjetet sociale, teksa shfaqej me moderatoren Kiara Tito.

 

Në një video të shpërndarë prej saj, shfaqej i njëjti automjet me të njëjtën targë me të cilën Luizi ishte në Shkodër dhe mendohet se ajo makinë është e Kiarës.

Po ashtu, Luizi dje në Shkodër kishte vënë dhe një kapele, e cila po ashtyu ishte e Kiarës. Nuk dihet nëse Luizi në Shkodër ka qenë bashkë me Kiarën.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH