WhatsApp ka sjellë një risi të shumëpritur për përdoruesit e saj: mundësinë e transkriptimit të mesazheve zanore në tekst. Ky funksion i ri synon të ndihmojë ata që ndodhen në lëvizje ose në ambiente të zhurmshme, ku dëgjimi i mesazheve zanore mund të jetë i vështirë.
Transkriptimi i mesazheve zanore u jep përdoruesve mundësinë të lexojnë përmbajtjen e një mesazhi në vend që ta dëgjojnë. Gjithashtu, WhatsApp siguron se transkriptet gjenerohen lokalisht në pajisjen tuaj, duke ruajtur privatësinë.
Si ta aktivizoni opsionin?
-Shkoni te Settings dhe zgjidhni seksionin Chats.
-Klikoni mbi opsionin Voice message transcripts dhe aktivizojeni.
-Pasi ta keni aktivizuar, mbani shtypur një mesazh zanor dhe zgjidhni opsionin “transcribe”.
-Disponueshmëria sipas platformave
Përdoruesit e iOS:
-Në iOS 16+, janë të disponueshme gjuhë si anglisht, spanjisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, japonisht, koreane, portugalisht, rusisht, turqisht, mandarine dhe arabisht.
-Në iOS 17+, lista zgjerohet me gjuhë të tjera si danisht, finlandisht, norvegjisht, suedisht, hebraisht dhe tajlandeze.
Përdoruesit e Android:
Për momentin, opsioni mbështet anglishten, portugalishten, spanjishten dhe rusishten, me më shumë gjuhë që do të shtohen në muajt e ardhshëm.
-Jo të gjitha mesazhet zanore mund të transkriptohen në këtë fazë, por WhatsApp po punon për ta përmirësuar funksionin.
Kjo veçori e re premton të bëhet një nga opsionet më të dobishme për përdoruesit në përditshmërinë e tyre.