Sociale

“Vrasësi i heshtur” që po prek miliona: Shenjat e para të tensionit të lartë që nuk duhet t’i injoroni

Shkruar nga Liberale.al

“Vrasësi i heshtur” që po prek miliona: Shenjat e para

Tensioni i lartë i gjakut, i njohur ndryshe si hipertensioni, është një nga sëmundjet më të përhapura dhe më të rrezikshme të kohëve moderne. Quhet ndryshe edhe “vrasësi i heshtur” sepse shpesh nuk shfaq simptoma të dukshme deri sa dëmi në trup të jetë bërë.

Sipas ekspertëve të shëndetit, nëse nuk diagnostikohet dhe trajtohet në kohë, hipertensioni mund të shkaktojë pasoja të rënda si: atak në zemër, goditje në tru, sëmundje të veshkave apo probleme me shikimin.

Edhe pse shpesh kalon pa simptoma, disa persona mund të përjetojnë:

- Gjakderdhje të shpeshta nga hunda

-Dhimbje koke të forta dhe të përsëritura

-Marramendje apo ndjenjë rrëzimi

-Vështirësi në përqendrim dhe turbullim mendor

-Ënjtje në duar, këmbë apo fytyrë

 

Çfarë ndodh nëse e lini të pakontrolluar?

Hipertensioni i patrajtuar mund të shkaktojë:

-Goditje në tru (për shkak të bllokimit ose çarjes së enëve të gjakut)
-Atak në zemër apo probleme të rënda të zemrës
-Dëmtime në veshka që çojnë në dështim të tyre
-Retinopati hipertensive – që mund të përkeqësojë shikimin ose të çojë në verbëri

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH