Sociale

Studiuesit dhe OBSH ngrenë alarmin/ Ruani fëmijët nga video-lojërat, mund të humbasin plotësisht dëgjimin

Shkruar nga Liberale

 

Studiuesit dhe OBSH ngrenë alarmin/ Ruani fëmijët nga

Efektet e dëmshme që mund të hasim në sytë tanë përgjatë qëndrimit me orar të zgjatur para ekranit janë pak a shumë të njohura. Megjithatë, sipas studimeve të reja, fëmijët që luajnë rregullisht në lojëra kompjuterike janë në rrezik të madh për shkak të problemeve serioze që janë konstatuar me dëgjimin, madje duke rrezikuar edhe humbjen e plotë.

Studiuesit e Universitetit të Karolinës së Jugut, së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, kanë ngritur alarmin për rrezikun që mund t’u kanoset të rinjve me dëgjimin, për shkak të qëndrimit shumë të gjatë, duke luajtur me video-lojëra të ndryshme.

Studimi ka marrë si provë më shumë se 50,000 lojtarë dhe ka provuar se shumica dërrmuese e tyre, shpesh i afrohen, apo edhe i tejkalojnë, kufijtë e sigurisë në volumin e zërit, gjatë orëve që luajnë. Në të gjithë botën, më shumë se 3 miliardë njerëz, luajnë lojëra të tilla elektronike.

Përdorimi i kufjeve të të gjitha llojeve, si dhe frekuentimi i shpeshtë i koncerteve apo lokaleve të natës më muzikë të lartë, janë njohur prej kohësh si faktor realë rreziku për dëgjimin. Megjithatë nuk ka pasur kurrë më parë një studim të thellë mbi efektin që kanë video-lojërat për veshët tanë. Shumica e njerëzve që i pëlqejnë këto lloj lojërash luajnë me orar të tejzgjatur.

Gjatë kësaj kohe, zhurmat e shkaktuara, pasi varet edhe lloji i lojës që luan dikush, mund të dëgjohen me mijëra herë, duke arritur deri në kufijtë e dëmtimit të nervave të dëgjimit. Studimi, i botuar në revistën shkencore BMJ Public Health, arriti në përfundimin se “lojtarët e ekspozuar ndaj zërave me volum të lartë për një periudhë të gjatë kohore janë në rrezik të humbjes së përhershme të dëgjimit ose të krijimit të zhurmave në veshë”.

Orët e “lejuara”

Studimi shoqërohet me një aneks, që përcakton edhe orët e “lejuara” që një person, mund t’i ekspozohet një tingulli. Aty theksohet se një zhurmë, p.sh, prej 83 decibel, një të riu i lejohet, vetëm 20 orë në javë. Për 86 decibel, koha e lejuar është vetëm 10 orë në javë, për 92 decibel, 2.5 orë në javë dhe për 98 decibel, vetëm 38 minuta.

Për fëmijët, studiuesit rekomandojnë më pak se gjysmën e kohës, sipas llogarive të lartpërmendura. Si shembull të folurit me një ton normal, matet me 60 decibel, në një kënd lojërash, mendohet se zhurma e shkaktuar shkon në 80 decibel.  Megjithatë, studimet kanë treguar se koha mesatare e ekspozimit për të rriturit dhe fëmijët është shpesh më e lartë se në këto nivele, veçanërisht të shtënat më armë në video-lojërat elektronike, që s’rregullohen nga sistemi automatik i rregullimit të zërit në kompjuter.

Studiuesit dhe OBSH ngrenë alarmin/ Ruani fëmijët nga

Studiuesit inkurajojnë kolegët e tyre kudo në botë që të kryejnë kërkime edhe në këtë fushë, duke shtuar se “provat e kufizuara të disponueshme tregojnë se video-lojërat janë një burim shumë i zakonshëm i zhurmave të larta, çka vendos një pjesë të madhe të popullsisë së botës në rrezik të madh”.

Frankie Oliver, një audiolog i përfshirë në studim, tha: “Ka dy faktorë që përcaktojnë shkallën e rrezikut për shkak të zhurmave me dëgjimin: E para, sa e lartë është zhurma dhe e dyta, sa kohë jeni ekspozuar ndaj saj. Nëse përdorni kufje është shumë e rëndësishme të siguroheni që të mos kaloni nivelet e lejuara të volumit”. / Përgatiti Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH