Sociale

Mjeku italian arrestohet për vrasje të paqëllimshme, flet gruaja shqiptare e cila rrezikoi vdekjen nga e njëjta dorë 20 vite më parë

Shkruar nga Liberale

Mjeku italian arrestohet për vrasje të paqëllimshme, flet gruaja

Një grua italiane humbi jetën dy ditë më parë pas një operacioni estetik. Pas ngjarjes, Emini Gërçaliu denoncoi kirurgun Josè Lizàrraga Picciotti pas një operacioni liposuction (estetik) që e la pothuajse të vdekur.

Mjeku italian arrestohet për vrasje të paqëllimshme, flet gruaja

Emini Gërçaliu u kontaktua me anë të Video-thirrjes.
"Gjaku filloi të pikonte nga vrimat, gati sa nuk vdiqa." Kjo është Emini Gërçaliu, një 46-vjeçare shqiptare. Më shumë se 15 vjet më parë, ajo iu nënshtrua liposuksionit në Romë dhe kirurgu nuk ishte askush tjetër përveç Josè Lizàrraga Picciotti. 

Ashtu si Ana Sergia Alcivar Chenche, gruaja që vdiq javën e kaluar në Poliklinikën Umberto I pas liposuksionit, ia kishte besuar veten mjekut, i cili tani është nën hetim së bashku me një infermiere dhe një anestezist . Prokuroria e Romës ka hapur një hetim për rastin për vrasje të paqëllimshme, ndërsa Policia e Shtetit po heton ngjarjen. Lajmi që doli në media dje e ktheu Emini Gercaliu-n pothuajse 20 vjet prapa: "Më erdhi të qaja kur lexova për vdekjen e kësaj gruaje, mund të kisha qenë unë ."

Emini iu nënshtrua një operacioni të parë me Picciotti-n, i cili shkoi mirë. Kështu që ajo vendosi të kthehej për një të dytë. Këtë herë operacioni ishte për liposuksion. Emini tha se u zgjua në gjendje shumë të rëndë pas liposuksionit. Dhimbje kudo dhe temperaturë dyzet gradë. Por Dr. Picciotti, sipas rrëfimit të saj, nuk donte ta çonte menjëherë në spital. Gruaja u dërgua në spitalin San Filippo Neri vetëm disa ditë më vonë, në gjendje të dëshpëruar.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH