Sociale

MESAZHE lamtumire pas ndarjes nga jeta të mjekut të QSUT

Shkruar nga Liberale

MESAZHE lamtumire pas ndarjes nga jeta të mjekut të QSUT

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, Deputeti Tritan Shehu, mjek me profesion, kolegë dhe miq ndanë mesazhe ngushëllimi pas lajmit të trishtë të ndarjes nga jeta të mjekut Fatmir Prifti.

Mesazhi i ministres Koçiu:

Me trishtim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Fatmir Priftit, mjek anestezist-reanimator në shërbimin onkologjik, me një kontribut të çmuar prej 37 vitesh në QSUT. Një profesionist i përkushtuar dhe i respektuar, që do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë për humanizmin dhe përkushtimin e tij.

Ngushëllime Rubenës, familjes, të afërmve dhe kolegëve 

Mesazhi i Tritan Shehut:
Homazh per anestezistin, kolegun, mikun, Dr. Fatmir Koçiu!
Nje mjek me vlera te spikatura profesionale, etike, morale.
Qe ka sherbyer me devocion qofte ne sallat e operacionit, ne reanimacionet spitalore, vecanerisht te onkologjise.
Por dhe ne kujdesin e metejshem kronik per lehtesimin e dhimbjeve, vuajtjeve etj, atyre pacienteve me shume probleme.
Ngushellimet me te sinqerta familjes se tij, kolegeve, miqve, te gjithe atyre qe e kane njohur…
Dhe qe pa dyshim ruajne mendimet me te mira per ate.

Shoqata e Anastezistëve

Një humbje e parakohshme që ka lënë një boshllëk të ndjeshëm dhe tronditës për të gjithë ata që patën fatin ta njohin.

Dr. Fatmir Prifti, mjek anestezist-reanimator, ishte një profesionist i rrallë, një model i përkushtimit, humanizmit, përulësisë dhe përkujdesjes së sinqertë.

Një njeri me vlera të mëdha, që i dha shumë kujdesit ndaj të tjerëve – me dije, përkushtim dhe zemër të hapur.

Në këtë moment të dhimbshëm, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, për kolegët dhe miqtë.

Humbja është e madhe, por vlera dhe kujtimi i tij do të mbeten të gjalla ndër ne.

U prehsh në paqe, Dr. Fatmir Prifti!

 

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH