Sociale

KUJDES! Në fundjavë rikthehen grimcat e pluhurit nga Saharaja, ja çfarë sjell moti për ata që planifikuan pushime

Shkruar nga Liberale

KUJDES! Në fundjavë rikthehen grimcat e pluhurit nga Saharaja, ja

Mos u trembni. Nuk do tu duhet të merrni një çadër me vete kudo që mund të shkoni nëper Shqipëri. Kthjellime, kalime të pakta vranësirash dhe temperatura deri në 28 gradë. Vendi do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga Afrika veriore. Gjithashtu pritet që të ketë një rikthim të grimcave të dendura të pluhurit afrikan që përfshiu disa vendeve të Evropës gjatë ditëve të kaluara. Kështu parashikohet të jetë moti gjatë kësaj fundjave në vend.

Meteorologu Hakil Osmani thotë se ndonëse do të ketë kalime vranësirash, nuk pritet që të ketë reshje.

Ndërkohë nga Shërbimi Meterologjik Ushtarak, Elvi Jahaj u shpreh se gjatë fundjavës dhe javës së ardhshme temeperaturat do të jenë 8 gradë mbi mesataren e zakonshme duke prekur vlerat deri në 27 apo 28 gradë celcius.

Moti sjell me vete masa ajrore të ngrohta nga afrika e veriut që do të bëjë që temperaturat të jenë 28 apo 27 gradë, të larta me mbi 8 gradë krahasuar me mesataren”- u shpreh Jahaj.

Meteorologu Hakil Osmani bën një parashikim më të detajuar kur thotë se “Të shtunën do të kemi rënie të lehtë të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit, duke bërë që minimumet në zonat malore të jenë rreth vlerës 3 gradë ndërsa maksimumet do të kenë rritje deri në 26 gradë celcius.

Deri në orët e mesditës do të kemi dominim të kthjellimeve në të gjithë territorin, pasditja sjell kalime të lehta vranësirash, të cilat do të jenë më të dukshme në zonat malore por mbrëmja do të rikthejë sërish kthjellimet në një pjesë të mirë të territorit.

E diela do të sjellë paradite kthjellime dhe kalime të lehta vranësirash, të cilat në pjesën e dytë të ditës, do të bëhen më të dukshme, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit të dielën do të kenë rritje që në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale të regjistrohen në 4 gradë ndërsa maksimumet do të shkojnë shumë pranë vlerave 28 gradë.

Sa i përket parametrit të erës, e shtuna në pjesën e dytë rtë saj dhe të dielën, pritet të ketë erë të fortë me shpejtësi në 70 km/orë, duke bërë që herë pas here të jetë problematikë për trafikun detar”, u shpreh Osmani. /Liberale.al/L.M/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH