Sociale

Kryepeshkopi Imzot Joani vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll

Shkruar nga Liberale

Kryepeshkopi Imzot Joani vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka njoftuar se nga data 13 deri më 17 qershor 2025, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, së bashku me një delegacion, do të kryejë vizitë zyrtare paqësore në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll.

Delegacioni do të përbëhet nga Mitropoliti i Fierit dhe Apollonisë, Hirësi Nikolla, i Beratit, Hirësi Asti, Episkopi i Krujës, Hirësi Anastasi, njëkohësisht Protosingjel i Kryepiskopatës së Shenjtë, Protopresviter Atë Jani Mërkuri, Epitrop Arkihieratik i Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës, Kryedhjakoni Johan Koroveshi dhe Andrea Rëmbeci, Profesor i Universitetit të Tiranës dhe drejtor i Fondacionit “Frymë Dashurie”.

Vizita kryhet në kuadrin e vizitave tradicionale paqësore që kryejnë Primatët e Kishave Orthodhokse, që nisin nga Patriarkana Ekumenike, e cila mban vendin e parë të nderit, dhe vijojnë në të gjitha Kishat Orthodhokse.

Kjo vizitë është shprehje e unitetit të Kishës në Shpirtin e Shenjtë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH