Sociale

Keni shumë njolla në lëkurën tuaj? Ja pse shfaqen

Shkruar nga Liberale

Keni shumë njolla në lëkurën tuaj? Ja pse shfaqen

A ju ka ndodhur që pasi keni parë veten tuaj në pasqyrë keni venë re njolla në fytyrën tuaj? Është diçka që shumë prej nesh mund t’i ndodhë pavarësisht moshës. Jo të gjithë e përjetojnë mirë dhe shpesh kjo ul ndjenjën e vetëbesimit.

Por duke dëgjuar këshillat ekspertëve të kujdesit ndaj lëkurës mund të filloni të gjeni një zgjidhje për problemin tuaj.

Psikodermatologia, Dr Alia Ahmed shpjegon shkaqet e njollave dhe ndikimet e tyre nga ana psikologjike. 

Ndonjëherë ekziston një stereotip se njollat e lëkurës shfaqen më shumë tek adoleshentët, por ato mund të ndikojnë tek ju në çdo fazë të jetës tuaj, pavarësisht nga gjinia.  Shumica e njollave janë të dukshme dhe kjo shkakton shqetësime të lidhura me pamjen e jashtme.

Aknet janë një gjendje e zakonshme e lëkurës që prek shumicën. Njollat zakonisht shfaqen në fytyrë, por ato mund të shfaqen edhe në shpinë dhe gjoks.

Puçrrat shfaqen si rezultat i tre arsyeve, lëkurë e yndyrshme, bllokimi i poreve dhe bakteret.

Dermatologët sugjerojnë larjen e fytyrës shpesh dhe kujdesin me kremrave hidratues. Në rastet kur është e nevojshme duhet të drejtoheni te mjeku.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH