Juglindja e vendit tonë është zbardhur nga reshje të shumta bore.
Trashësia e dëborës në lartësitë mbi 800 metra ka shkuar nga 15-30 cm, në majë të Bigllës në aksin rrugor Boboshticë – Dardhë.
Gjatë gjithë natës më shumë se 15 mjete borëpastruese kanë punuar për të mbajtur të hapura akset rrugore Korçë – Dardhë, Korçë – Voskopojë, Kamenicë – Ersekë, Zëmblak – Dogana e Gorices së Madhe.
Burime zyrtare pranë Autoritetit rajonal Rrugor bëjnë të ditur se rruga e re nga Maja e Qafë Qarrit deri në hyrje të Ersekës është e bllokuar. E gjithë kjo situatë është krijuar për shkak të mos mbylljes së procedurave për marrjen në mirëmbajtje nga ana e firmave komtraktore të rrugës së re që lidh Korçën me Ersekën, ndaj e për këtë autoritetet rrugore i kërkojnë drejtuesve të mjeteve të përdorin aksin e vjetër, pasi është i kalueshëm pa probleme.
Pas reshjeve të shumta të dëborës paraqiten probleme me furnizimin me energji elektrike në fshatrat e njësive administrative Vithkuq e Lekas në bashkinë e Korçës, Dardhas në bashkinë e Pogradecit e Leskovik në bashkinë e Kolonjës .
Grupe të OSSHE janë në terren për të rikthyer energjinë elektrike.