Sociale

E plagosi i dashuri i bashkëshortes/ 40 vjeçari do i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, familja apel:Na ndihmoni, s'e përballojmë dot!

Shkruar nga Liberale
E plagosi i dashuri i bashkëshortes/ 40 vjeçari do i

Afro një muaj pas plagosjes, 40-vjeçari Gledi Hoxhallari ndodhet në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.

40-vjeçari u plagos më 5 janar në qytetin e Fierit, nga i dashuri i bashkëshortes së tij me të cilën ishte në proces divorci, ndërsa tani duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në ezofag, ndërhyrje e cila kushton dhe familja deklaron se nuk mund të përballojë më shpenzimet shëndetësore, duke apeluar kështu për ndihmë.

Ndërkaq miqtë dhe familjarët e Hoxhallarit kanë hapur një GoFundMe, me shpresën se do të mblidhet shuma e nevojshme për të siguruar trajtimin e nevojshëm për t’i shpëtuar atij jetën.

Kushdo që dëshiron të kontribuojë. mund ta bëjë në linkun e mëposhtëm:

https://gofund.me/3c6d5dea

Si ndodhi ngjarja:

Gledi Hoxhallari, gazetar, u plagos më 5 janar nga Klement Beqaj, 25 vjeç, i cili ishte në një lidhje me bashkëshorten e 40-vjeçarit, 29-vjeçaren Melisa Beluli. Çifti ishin në proces divorci dhe kishin kishin nisur procedurat për ndarjen.

Ka qenë djali i çiftit, vetëm 10 vjeç ai që ka telefonuar të ëmën dhe i ka kërkuar që ta marrë.

Duke qenë që çifti ishin në proces divorci, djali rrinte gjatë ditës me të atin dhe në mbrëmje shkonte tek nëna.

Telefonata ka qenë e tensionuar, dhe më pas 29-vjeçarja ka shkuar së bashku me të dashurin në lokalin ku gjendej 40-vjeçari. 25-vjeçari ka goditur bashkëshortin e të dashurës.

Ngjarja ka qenë e gjitha në sy të djalit të tyre të mitur.

Beqaj dhe Beluli më pas janë arratisur ku janë ende në kërkim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH