Të huajt që erdhën në Shqipëri gjatë vitit 2024 shpenzuan në vendin tonë afro 5 miliardë euro, shifër rekord kjo krahasuar me vitin 2023.
Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se tremujori i tretë, që përkon edhe me pikun e sezonit turistik, është periudha me fluksin më të lartë të të ardhurave të shpenzuara nga turistët e huaj në Shqipëri, me 1.9 miliardë euro.
Nga ana tjetër, edhe shqiptarët që udhëtuan jashtë shpenzuan një rekord prej 2.7 miliardë eurosh për vitin që lamë pas.
Po ashtu, Banka e Shqipërisë raporton se emigrantët, nga të cilët politika kërkon votën më 11 maj, sollën në familjet shqiptare afro 1 mld euro, përmes transfertave apo dërgesave cash.
Vetëm në tremujorin e katërt të vitit, emigrantët dërguan 273 mln euro remitanca, ose 8% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.