Sociale

110 vite nga koha kur Fuqitë e Mëdha morën drejtimin e përkohshëm të Shqipërisë

Shkruar nga Laert MIRAKU

110 vite nga koha kur Fuqitë e Mëdha morën drejtimin e

Laert MIRAKU

Më 22 janar të vitit 1914 qeveria Shqipërisë e drejtuar nga Ismail Qemali krye akti i dorëzimit të pushtetit i cili u firmos nga kryeministri shqiptar dhe anëtarët e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Shumica e Fuqive të Mëdha që kishin pasur kundërshtitë e rezervat e tyre për pavarësinë e Shqipërisë, e paragjykonin Qeverinë e Vlorës dhe përfaqësuesit e saj. Qeveria e Përkohshme dhe kryetari i saj kishin që në fillim një mandat të përkohshëm, deri në krijimin e Qeverisë Definitive nga Princ Vidi i zgjedhur i 6 Fuqive të Mëdha, por ky mandat përfundoi para mbërritjes së Vidit i detyruar nga rrethanat e vështira që u krijuan në marrëdhëniet e reja me KNK dhe kompromiseve ndërkombëtare që ky Komision përfaqësonte.

Fuqitë e Mëdha i kërkuan qeverisë shqiptare 110 vite më parë që të bënte një hap pas. Rezervat e Fuqive të mëdha për pavarësinë e Shqipërisë dhe paragjykimet për qeverinë e Vlorës dhe përfaqësuesit e saj bënë që “vendimmarrësi” i kohës Europë të merrte në drejtim edhe Shqipërinë. Me mbërritjen e KNK në Vlorë, në fillim të tetorit 1913, çështja e parë që doli në pah ishin marrëdhëniet e tij me Qeverinë e Përkohshme të Vlorës. Duhet pohuar se marrëdhëniet e Qeverisë së Vlorës me KNK që në fillim ishin jo të mira dhe ato erdhën duke u tensionuar. 

Që në vendimet e para të KNK-se dukej qartë përpjekja për të dobësuar autoritetin e Qeverisë së Vlorës. Në këto kushte , Qeveria e Vlorës duhej të përcaktonte qëndrimin e saj të ri. Ismail Qemali vazhdoi të tregonte një shpirt mosnënshtrimi dhe pavarësie, edhe pse pozitat diplomatike të tij tashmë ishin zbehur shume.

I vendosur në pozita të vështira brenda e jashtë vendit nga veprimtaria e KNK dhe presioni që ushtrohej mbi të, me 10 janar 1914 Ismail Qemali deklaroi se ishte i gatshëm të kalonte pushtetin nën autoritetin e KNK. Pas disa ditësh konsultimesh qeveritë e Fuqive te Mëdha ranë dakord që KNK të autorizohej për të marrë gjithë pushtetin në Shqipëri.

Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit që përbëhej nga 7 anëtarë, një delegat për secilën nga gjashtë Fuqitë e Mëdha dhe një delegate shqiptar. Ne fakt elementi vendas do të kishte një përfaqësim të zbehtë, thjesht formal e dekorativ. Këtij Komisioni i besohej kontrolli i administratës civile dhe i financave të Shqipërisë. Afati i tij ishte 10 vite dhe mund të përtëritej në rast nevoje. Krijimi i këtij Komisioni ( KNK) si një ndër kompromiset që Fuqitë e Mëdha arritën në këtë Konferencë, nuk i sheshoi mosmarrëveshjet e vjetra midis tyre për kompetencat dhe karakterin e tij.

Komisioni u formua më 15 tetor 1913,  me këtë përbërje:

1.Harri Harling Lamb, përfaqësues i Britanisë së Madhe

2.Leon Alphonse-Thadee Krajewski, përfaqësues i Francës

3. Aristotele Petroviq; August Kral, përfaqësues të Austrohungarisë

4. Julius Vinckel , përfaqësues i Gjermanisë

5. Alesandro Leoni; Carlo Galli, përfaqësues të Italisë

6. Aleksandr Mihajlloviq Petrjaev, përfaqësues i Rusisë

7. Myfit bej Libohova; Mehdi bej Frashëri, përfaqësues të Shqipërisë.

Në punën e Komisionit secili nga Fuqitë e Mëdha dhe Shqipëria përfaqësoheshin me nga një anëtar, por këtu paraqiten nga dy emra, për shkak se ndonjëri prej anëtarëve ishte ndërrua gjatë periudhës sa ka funksionuar Komisioni (15 tetor 1913 – 9 shtator 1914).

Selia e Komisionit ishte në Vlorë. Komisioni hartoi Statutin organik të organizimit dhe funksionimit të shtetit Shqiptar. Ai Statut mund të konsiderohet si kushtetuta e parë e shtetit shqiptar, sepse me të rregulloheshin çështje të natyrës kushtetuese. Statuti përmbante 216 nene, të sistemuara në 17 kapituj, me të cilat rregulloheshin këto çështje:

·         Shqipëria (shteti) dhe territori i saj,

·         Sovrani

·         Popullsia

·         Legjislativi

·         Organet e qeverisë

·         Administrata lokale

·         Financat

·         Punët publike

·         Forcat e armatosura

·         Drejtësia

·         Kulti (besimet)_

·         Institucionet publike

·         Prona themelore

·         Bujqësia, tregtia dhe industria

·         Postat, telegrafi dhe telefonat

·         Lidhjet e jashtme

·         Ankimimet administrative.

Sipas Statutit organik të Komisionit të Fuqive të Mëdha, Shqipëria ishte projektuar të jetë monarki kushtetuese, me një asamble me fuqi legjislative. Territori ishte ndarë në pikëpamje administrative në shtatë rrethe, rrethet në kaza e kazatë në nahije, sipas organizimit që ka pasur nën Perandorinë Osmane.  Secili prej rretheve do të zgjidhte, me vota të drejtpërdrejta,  nga tre përfaqësues për Asamblenë Kombëtare; Princi do të emëronte dhjetë përfaqësues dhe tri bashkësitë fetare do të zgjidhnin nga një përfaqësues në Asamblenë Kombëtare, e cila do kishte mandat katërvjeçar. Princi do të emëronte Këshillin e Ministrave, me kompetenca ekzekutive.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH