Detaje të reja janë zbardhur nga abuzimi seksual i të miturës në fshatin Sheqeras të Maliqit, ngjarje tronditëse e cila u bë publike një ditë më parë.
Mësohet se pas denoncimit të vajzës në prani të prindërve dhe psikologut, është bërë ekspertiza mjeko ligjore për të vërtetuar abuzimin seksual.
Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se vepra penale e “kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur” është konsumuar, ndërsa autori ndodhet ende në arrati.
Nëna dhe bashkëshortja e këtij të fundit, mohojnë në mënyrë kategorike përfshirjen e familjarit të tyre në këtë rast.
“Nuk ndodhesha në shtëpi për dy ditë pasi më lindi motra. Më erdhi policia në shtëpi dje por nuk më thanë asgjë se për çfarë bëhet fjalë. Më pyetën vetëm për Edisonin, por unë nuk kam mundur të komunikoj me të.
E mora vesh nga lajmet akuzën. Nuk ka shanse të jetë e vërtetë. Dyshoj që mund të jetë ndonjë çështje inati. Në dijeninë time, nuk ka ndodhur asnjëherë konflikt me familjen e vajzës, madje vajza dhe motra e saj vinin shpesh dhe këtu tek puna e Edisonit, më thërrisnin “teta”. Bashkëshorti im është njeri i rregullt, familjar, kemi 13 vite bashkë dhe tre fëmijë”, mësohet të ketë thënë bashkëshortja.