Politikë

“Vendimi i Strasburgut nuk është detyrues për SPAK-un”, avokati i Berishës: Familja Nika mund të kërkojë të drejtën e saj, por…

Shkruar nga Liberale

“Vendimi i Strasburgut nuk është detyrues për

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj është pyetur për pranimin e rekursit të të vesë së Aleks Nikës nga Gjykata e Lartë ditën e sotme.

Gjokutaj u shpreh se familja e të ndjerit që mbeti viktimë gjatë demonstratës së 21 Janarit 2011, ka gjithë të drejtën të kërkojë të drejtën e saj, por “kjo e drejtë sipas tij qëndron në këto parametra deri sa nuk  instrumentalizohet nga Edi Rama dhe politika”.

Ai u shpreh se vendimi i Gjykatës së Strasburgut për 21 Janarin nuk është detyrues për SPAK-un, ndërsa theksoi se Prokuroria e Posaçme ka shpallur mos kompetencë për rastin.

“Familja Nika ka gjithë të drejtën të kërkojë të drejtën e saj, por kjo e drejtë qëndron në këto parametra deri sa nuk instrumentalizohet nga Edi Rama dhe politika. Ministri aktual i Drejtësisë ka bërë një kallëzim në SPAK dhe është vendosur një mos kompetencë për personat Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Vendimi i Strasburgut nuk është detyrues për SPAK-un. Gjithë çështja është e parashtruar sepse e tillë është dispozita. Këta ndryshojnë vetëm godinat, mendësia është e njëjtë”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH