Politikë

Takime në diasporë, zbulohet qytetet e mëdha të Europës ku do të ndalet kryeministri Rama

Shkruar nga Liberale
Takime në diasporë, zbulohet qytetet e mëdha të Europës

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takime në qytete të ndryshme europiane u spikasin ato në Milano, Athinë dhe në Mynih të Gjermanisë, në rienergjizimin e Diasporës, sipas tij. 

Turin e takimeve të Partisë Socialiste, Edi Rama do ta nisë me Athinën në 12 maj në kuadër përgatitjes së kësaj force politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës.

Më pas kryesocialisti Rama së bashku me ekipin e tij të Partisë Socialiste do të vijojë në disa qytete të Evropës, ku mund të përmendet Milano dhe Munihu. “Krenarë për Shqipërinë”, shkruan Rama, ndërsa informon për këtë tur takimesh.

Në Athinë do të ketë takime me përfaqësues të strukturave të Partisë Socialiste, ku atje ndodhet Blendi Klosi, Sekretari Organizativ i kësaj force politike. Nga ana e tij, Klosi dhe drejtues të tjerë socialistë ndodheshin në Athinë, ku patën takime me personalitetet të emigracionit shqiptar që jetojnë atje.

“Në Athinë me Mirelën, Adrianin, Laertin dhe strukturat e Partisë Socialiste dega Greqi, një pjesë tepër e rëndësishme e familjes sonë politike, në kuadër të procesit të rienergjizimit që përfshin edhe strukturat tona në diasporë. PS është forca e shumicës, e cila sot kërkon të bëhet çdo ditë e më shumë forca e kujtdo”, shkroi Klosi në “Facebook”.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH