Politikë

SPAK goditi 7 grupet kriminale, Meta: Propagandë, të kishte vepruar para 14 majit! Ndihmuan Ramën të ‘grabiste’ Shkodrën e bashkitë e tjera

Shkruar nga Liberale

SPAK goditi 7 grupet kriminale, Meta: Propagandë, të kishte vepruar

Një propagandë me urdhër të Edi Ramës, e ka cilësuar Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta operacionin e SPAK nga i cili u goditën 7 grupe kriminale dhe u lëshuan 50 urdhër arreste. Në një konferencë për mediat, Meta tha se operacioni i SPAK është i vonuar.

“Metamorfoza, është e gjitha një tablo e qartë e përfshirjes së të gjithë shtetit dhe gjithë Rilindjes, në veprimtari kriminale. Dhe, absolutisht të gjitha faktet që janë bërë publike sot, janë ditur edhe përpara një viti, janë ditur dhe përpara 9 muajsh.

Është një operacion më shumë I karakterit propaganistik, përderisa dhe rezultatet e ndalimit të protagonistëve kryesorë, dihet që pothuajse zero. Është gjithçka që kryhet nën diktatin e Edi Ramës. Sepse, duhet të ishte vepruar me kohë, me efikasitet, por kjo gjë nuk ndodhi”, u shpreh Meta.

Sipas tij, Prokuroria e Posaçme duhej të kishte vepruar para zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023, duke akuzuar Ramën se është ndihmuar nga këto banda kriminale për të vjedhur zgjedhjet në Shkodër dhe bashki të tjera.  

“Duhet të ishte vepruar përpara zgjedhjeve të 14 Majit, sepse ‘Metamorfoza’ aty ka qenë prej kohësh. Por duhej që ato grupe, të përdoreshin dhe njëherë nga Edi Rama, për të grabitur bashkinë e Shkodrës, dhe shumë bashki të tjera në Shqipëri. E më pas, për të prodhuar statistika nga halli, dhe nga sikleti, sepse ato dosje dihet, që janë vendosur në dizpozicion nga partnerët europian”, vijoi Meta.

Shtatë prej grupe kriminale më të mëdha në Shqipëri, me shtrirje gjeografike në qytetet kryesore të vendit, janë goditur nga megaoperacioni i SPAK. Nga 50 urdherarreste janë ekzekutuar 14 në Shqipëri dhe  6 jashtë vendi, ndërsa 30 janë në kërkim! Gjatë kontrolleve në vilat e bosëve të krimit janë gjetur reth 3 mln euro cash si dhe flori e pasuri të tjera, në total 4.5 mln euro. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH