Politikë

Rama për projektet e reja: Shkodër-Tiranë do të bëhet për 40 minuta

Shkruar nga Liberale

Rama për projektet e reja: Shkodër-Tiranë do të bëhet

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në konkursin ndërkombëtar, ku 5 studio europiane paraqesin projekt-idetë për Rozafën e re.

Kreu i qeverisë nga Shkodra, tregoi disa prej projekteve të reja në vend. Pas këtyre projekteve, koha e lidhjes së Shkodrës me Tiranën dhe jugun e vendit do të shkurtohet ndjeshëm.

“Për pak ditë do të lidhen edhe kontratat e reja nga Thumana në Kashar, nga Rrogozhina në Fier, koha e lidhjes së Shkodrës me Tiranën brenda kësaj dekade do të jetë 40 minuta, koha e lidhjes me Shkodrës me jugun do të jetë sa është sot koha e lidhjes me Tiranën”, u shpreh Rama.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH