Politikë

Rama me bufin pranë vetes: Në Shqipërinë 2030, paga mesatare do jetë 1250 euro

Shkruar nga Liberale

Rama me bufin pranë vetes: Në Shqipërinë 2030, paga mesatare

Kryeministri Edi Rama ripërsëriti sot gjatë komunikimit me qytetarët në rubrikën "sy më sy", se paga mesatare në vend është rritur dy herë e gjysmë.

Gjatë bashkëbisedimit me ta Rama u shpreh se në Shqipërinë 2030, paga mesatare do jetë 1250 euro për sektorin publik.

“Paga mesatare në Shqipërinë 1250 euro në sektorin publik dhe 1000 euro paga e kombinuar. Jemi në kushtet kur paga mesatare e përgjithsme e kemi rritur më shumë se dy herë e gjysmë. Nuk e di se çfarë flet, kur flet për pagat, por jemi pikërisht në këto shifra dhe areysja pse ne votohemi masivisht, kur unë i them gjërat në realitet, në realitet ka numër të madh njerëzish që gjërat i kanë para syve. Kur unë them që paga minimale ishte 157 euro, është 400 euro, ata që e kanë pagën minimale, e dinë shumë mirë se çfarë flas. Në qershor do u përcjellim kompanive vendimin që paga minimale do jetë 500 euro”, u shpreh Rama. 

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH