Politikë

PROTAGONISTI I DITËS: E fituara e madhe e Kongresit të PS-së e cila sheh përtej 2029-ës (dhe me të cilën të gjithë duan sot një foto)

Shkruar nga Liberale

PROTAGONISTI I DITËS: E fituara e madhe e Kongresit të PS-së e

Kongresi i djeshëm i PS-së ku pati edhe ndryshime dhe surpriza në qeverisje u konsiderua një triumf për numrin dy të qeverisë, Belinda Ballukun.

Largimi nga detyra i tre ministrave të rëndësishëm, si ai i Mbrojtjes Niko Peleshi, i Brendshëm, Taulant Balla dhe i Financave, Ervin Mete, pa asnjë shkak dhe për më tepër fjala e kryeministrit Edi Rama zbuluan luftën e ashpër dhe të fortë në PS, për pasuesin e kryeministrit, kur ai të largohet nga qeveria.

Kryeministri zgjodhi tre ministra që ishin deri dje të panjohur dhe u konsideruan “anonimë politikë” për shumë vëzhgues politikë, me qëllim për ti bërë presion vartësve të tij të cilët ai i sheh me ambicje për pushtet.

Por u pa qartë se Kongresi prodhoi një fitues në qeverisje, veç Elisa Spiropalit, të cilës iu besua posti i kreut të ri të Kuvendit.
Belinda Balluku foli për një projekt qeverisës që shkon përtej vitit 2029, ndërkohë që ambicja e saj duket sikur përputhet me këtë projekt. Madje të paktën dy nga ministrat e rinj janë promovuar me pëlqimin e saj.

Zv/kryeminsitrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi projektet në infrastrukturë, porte, aeroporte si edhe në energji.

PROTAGONISTI I DITËS: E fituara e madhe e Kongresit të PS-së e

Balluku theksoi se mandati i katërt do të vulosë transformimin e gjithanshëm, duke e bërë Shqipërinë një vend krenar të familjes europiane

“Shqipëria 2030 do të ketë korridorin blu që do ta lidhë me unazën e Mesdheut me një autostradë të kategorisë A.”

Pas hekurudhës Tiranë-Durrës, ndërtimi i së cilës përfundon në 2025 do të vijohet me ndërtimin e segmenteve Vorë Han i Hotit dhe Durrës-Rogozhinë-Pogradec, për të cilat janë siguruar edhe financimet.

Ndërkohë që së bashku me qeverinë e Kosovës po punohet për projektin e hekurudhës, Durrës-Prishtinë. Jo më larg se pak ditë do të çelet gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri tregtar të Durrësit në Porto Romano, që sipas numrit dy të qeverisë, përmes hekurudhës së re do të lidhet në fillim të dekadës së ardhshme me portin e thatë të Prishtinës, por edhe me portin e thatë të Strugës.

Në bashkëveprim me NATO-n, ajo tha se punohet për financimin e zonës portuale ushtarake, të Porto Romanos. Në fund të vitit, pritet përfundimini punimeve të aeroportit të ri, më i madhi në rajon. Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës do të bëhet plotësisht operacional në gjysmën e dytë të vitit 2025, për të pritur udhëtarët e parë.

Balluku foli edhe për 4 porta nga ajri ndërkohë që portet turistike të Durrësit dhe Vlorës që tashmë janë në kantier ndërtimi do të pasohen edhe nga portet turistike të Sarandës dhe të Lezhës ku për këtë të fundit Balluku tha se “kemi hasur vështirësi të madhe si pasojë e një situate tejete të ngatërruar me pronësinë.” Në projektet e infrastrukturës që kushtojnë miliarda euro, Belinda Ballaku shtoi edhe projektet ambicjoze të energjisë, deri në 2030. Nisur nga gjendja aktuale e opozitës dhe nga mbështetja e kryetarit në parti, ajo po i jep projektit të saj politik një “sukses të garantuar”.

PROTAGONISTI I DITËS: E fituara e madhe e Kongresit të PS-së e

“Mandati i katërt i Edi Ramës dhe PS, do të vulosë kapitullin e një transformimi të gjithanshëm, të nisur një dekadë më parë dhe mbi të gjitha do e bëjë të pakthyeshëm progresin e këtij vendi. Duke e bërë Shqipërinë një burim krenarie të të gjithë shqiptarëve dhe një vend krenar të familjes europiane” thotë Belinda Ballaku, e përzgjedhur sot nga Liberale si "Protagoniste e Ditës" duke qenë se individualisht triumfoi "brenda llojit", në Kongresin e fundit të PS-së.

Belinda Balluku duket sikur beson te fitorja e mandatit të katërt me Edi Ramën në vitin 2025 dhe ngjan sikur është pjesë e një projekti, në mos për të fituar, për ta vazhduar atë pas 2029. Sigurisht me bekimin e kryeministrit Edi Rama, në atë që ajo e sheh veten se cili mund të jetë pasardhësi i tij. Për ti ardhur në ndihmë projektit të saj duket se ka menduar edhe opozita e cila po lufton aktualisht me rivalin e saj kryesor në PS, Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

PROTAGONISTI I DITËS: E fituara e madhe e Kongresit të PS-së e

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH